Krijime

Njihuni me Stivenin, nxënësin që çdo detyrë e shoqëron me vizatim

Pashë në internet një pikturë engjëlli, dhe mendova me vete, përse të mos vizatoj edhe unë një engjëll. Pra kam vizatuar një engjëll, ku si krah ka flamurin shqiptar, që po lutet për Shqipërinë në këtë kohë të vështira që po kalon njerëzimi-padyshim veçantia e vizatimeve të Stivenit është domethënia e tyre.

Njihuni me Stivenin, as mësuesja vetë, nuk di ta “përcaktojë” talentin e tij.

 Thotë që është i gjithanshëm, në krijimtari si; poezi, përshkrim, ese, fantazi. Shkëlqen në çdo lëndë, por në pikturë të befason, kur i lexon pikturat e tij, sepse po ta pyesësh se çfarë ke shprehur me këtë apo atë pikturë, ai do ta sqarojë me detaje. 

Po lexojmë pikturën bardh e zi me engjëllin. Në pamje të parë, iu duk si diçka që nuk ka shumë sy, por kur e lexoi, ai u përgjigj. “Pashë në internet një pikturë engjëlli, dhe mendova me vete, përse të mos vizatoj edhe unë një engjëll. Pra kam vizatuar një engjëll, ku si krah ka flamurin shqiptar, që po lutet për Shqipërinë, në këtë kohë të vështira që po kalon njerëzimi”. 

Ishte koha kur u kërkuan fotot nga Ministria e Arsimit me rastin e festave të nëntorit. 


"Jemi shumë të lumtur që fotoja e Stivenit është vendosur në murin klasës dhe mesazhi që ajo foto përcjell, na kujton çdo ditë, se duhet të lutemi për Shqipërinë"-shprehet mësuesja e tij Drita Topjana.  

Po të vazhdosh me pyetje rreth pikturave të tjera, të tij, Stiveni sqaron çfarë ka parë dhe dëgjuar në televizor dhe rrjete sociale për luftën në Siri, si dhe piktura pikante një robot simetrik, por me ngjyra të ndryshme, sqaron se si “do të bëhet njerëzimi në ta ardhmen si ky robot”.


"Por duket në pikturat e tij, dashuria e madhe, për Atdheun dhe vendlindjen, për heroin legjendar edhe për nënë Terezën. Që t`i arrijë të gjitha këto Stivenit nuk i është dashur të shkojë asnjëherë nëpër kurse private, pasi është shumë i kujdesshëm dhe mëson rregullisht, se për pak harrova, çdo detyrë ai e shoqëron me vizatim, sidomos ato që janë krijime të tijat, apo ndonjë lapsus Stiveni është i pari që e kap. Suksese Stiven!  Në ditët në vazhdim, ne do t`i lexojmë me detaje pikturat e tua. Edhe, mos harro! Ato kurset private nuk janë të nevojshme, nxënësit i mjafton të jetë i vëmendshëm dhe i sjellshëm në klasë dhe do t`i arrijë të gjitha ashtu siç i arrin ti"-ka përfunduar mësuese Drita.   


Stiveni di të shkruaj edhe poezi, kjo më poshtë është njëra prej tyre.


                 Atdheu im Shqipëria

O Atdhe! O Atdhe!

Ti përpuhesh përmbi dhe.

Te ti dielli shkëlqen.

Te ti diamante shpërthen.


O Atdhe! O Shqipëri!

Sa e bukur je ti!

Me fusha e me male.

Ti je e mbushur me livadhe.


Autori Stiven Beqiraj 

Klasa e 5-të, shkolla “28 Nëntori” Tiranë.




Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

9,611 Lexime
3 vjet më parë