Aktivitete

"Nji dorë dashni, për gjithçka"

Në ditën Botërore të Vullnetarizmit “Eko Mendje” organizoi disa nisma brenda një dite, për të shërbyer dhe ndihmuar njerëzit në nevojë, natyrën dhe ata që janë vetëm.

Në ditën Botërore tëVullnetarizmit “Eko Mendje” organizoi disa nisma brenda një dite, për të shërbye rdhe ndihmuar njerëzit në nevojë, natyrën dhe ata që janë vetëm.

Në bashkëpunim me shkollën “28 Nëntori”, “Eko mendje” bëri të mundur pastrimin e hapësirave të gjelbra në qytetin e Shkodrës. Gjatë aktivitetit u theksua se qytetarët duhet të kujdesen për të mbajtur pastër ambientin ku jetojnë.

Gjithashtu, organizuan një shtëtitje buzë liqenit me fëmijët e vegjël të Shtëpisë së Fëmijëve Parashkollorë duke bërë që kjo ditë të jetë e veçantë për ta dhe t’iu mbetet gjatë në mendje.

Më pas, “Eko mendje” realizoi një shëtitje në Kalanë e Rozafës dhe në muzeun e saj me vajzat e “Casa Famiglia Ravasco”.

Aktiviteteve të mirëmenduara nuk mund t’u mungonte një shëtitje me gjyshërit e Shtëpisë së të Moshuarve.

“Eko mendje” u përkujdes për personat që lypin dhe flenë në rrugë. Këtyre personave në nevojë iu dërguan ushqime të ngrohta dhe batanije për t’u mbuluar.

“Eko mendje” është shumë aktive me nisma të ndryshme të cila synojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë, ofrojnë mbështetje dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të përcjellë mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e natyrës.

1,815 Lexime
8 vjet më parë