Muzikë

Këngët që këshillohet të dëgjoni në mëngjes

Ka disa këngë që janë më të këshillueshme të dëgjohen në mëngjes. Lista është e gjatë por ne kemi përzgjedhur vetëm disa prej tyre të cilat ua këshillojmë edhe ju që t'i dëgjoni.

Mëngjeseve, të gjithë jemi në nxitim e sipër për të shkuar në shkollë, në punë apo për të nisur aktivitetin e një dite të re. Disa nga ne nuk e nisin dot ditën pa muzikë, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në humorin tonë.

Por, ka disa këngë që janë më të këshillueshme të dëgjohen në mëngjes sesa disa të tjera. Lista është e gjatë por ne kemi përzgjedhur vetëm disa prej tyre.

Coldplay - “Viva La Vida”

“Viva La Vida” nga Coldplay është një nga sugjerimet e para. Kjo këngë të jep ndjesinë e një bote tjetër, me një vijë muzikore shumë të pëlqyeshme dhe me një tekst jo shumë të komplikuar. Fituese e një çmimi “Grammy” si “Kënga më e mirë e vitit”, “Viva La Vida” është një përzgjedhje perfekte si një këngë motivuese që do t’ju japë energjitë e duhura për të përballur ditën që keni përpara.

Macklemore & Ryan Lewis -“Downtown”

Dyshja Macklemore dhe Ryan Lewis duket se janë të suksesshëm në çdo publikim që bëjnë. Këngët e tyre janë energjike dhe me ritme që të bëjnë të kërcesh. Për këtë fakt ato janë zgjedhje shumë e mirë për t’u dëgjuar në mëngjes, në veçanti kënga “Downtown”. Ritmet e shpejta dhe fazat shumë lehtë të memorizueshme janë ato që do t’ju bëjnë të ngriheni nga shtrati juaj sapo të dëgjoni këtë këngë.

Avicii - “Wake Me Up”

“Wake Me Up” nga Avicii është një tjetër këngë e cila ka potencialin që të bëjë mëngjesin tuaj më të bukur. Titulli i këngës përkthehet “Më zgjo” dhe duket se kënga e arrin këtë në mënyrë perfekte. Ritmet fantastike të DJ dhe teksti i thjeshtë i këngës e kanë kthyer këtë të fundit në një superhit që aktualisht numëron mbi 1 miliard klikime në Youtube.

Demi Lovato - “Confident”

Nëse keni frikë të nisni ditën tuaj dhe ju duhet pak vetëbesim atëherë dëgjoni “Confident” nga Demi Lovato. Kjo këngë është një nga singla-t e albumit të saj të fundit i cili mban të njëjtin titull e duket se është zgjidhja perfekte për t’u bërë të ndiheni sikur e keni gjithçka nën kontroll në mëngjes. Ju mund të jeni vonë për aktivitetet tuaja ose mund të mos keni asgjë gati për ditën që ju pret, por kjo nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që të keni vetëbesim që dita do t’ju shkojë mirë.

Arcade Fire - “Wake Up”

Nëse këngët më lart nuk janë në tipin tuaj dhe do të parapëlqenit diçka më indie rock, “Wake Up” nga Arcade Fire do të ishte kënga që do të dëgjoni në mëngjes. Kjo këngë u publikua në vitin 2004 dhe duket se i ka të gjitha karakteristikat e duhura që t’ju zgjojë dhe t’ju bëjë mëngjesin tuaj jo të mërzitshëm. Në fund të fundit, gjithçka lidhet me perceptimin tuaj dhe medëshirën për t’u bërë pjesë e këngës.

Clean Bandit ft. Jess Glynne -“Rather Be”

“Rather Be” është një super bashkëpunim mes Clean Bandit dhe Jess Glynne i cili duket se nuk vjetrohet kurrë. Kënga ka ritme vërtet të bukura të cilat duket se ju freskojnë dhe ju bëjnë të ndiheni mirë duke hequr të gjithë peshën e problemeve që mund të keni. Kjo këngë sugjerohet për ata persona që në mëngjes nuk janë në humor të mirë. Të jeni të sigurt se pas dëgjimit të kësaj kënge gjithçka do të ndryshojë.

Sam Smith - “Money On My Mind”

Sam Smith ka një repertor muzikor me balada dashurie që të emocionojnë, por njëra nga baladat e tij është e këshillueshme në mëngjes. Kjo e fundit nuk është një këngë dashurie. “Money On My Mind” është kënga që ju sugjerojmë pasi do t’ju bëjë t’i vini vetes qëllimet e ditës. “Paratë në mendjen tuaj që në mëngjes mund të mos jetë një ide e mirë për disa, por nëse ju vendosni vetes qëllimin që kjo do të jetë një ditë produktive për të fituar sa më shumë, dijeni që jeni në rrugën e duhur.

1,665 Lexime
8 vjet më parë