Shkolla “Murat Paci”

“Investimi në arsim, më i domosdoshmi për të ardhmen”

Duke falënderuar biznesmenin Ramë Geci për investimin në shkollë, Zenelaj bëri thirrje që shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerë biznesmenë në Tropojë. Investimi në arsim është investimi më i domosdoshëm për të ardhmen e një populli.

Dita e parë e shkollës, në shkollën “Murat Paci”, në Bytyç të Tropojës, ka nisur në mjedise të rikonstruktuara. Mjediset e kësaj shkolle kishin nevojë për ndërhyrje përpara nisjes së vitit të ri shkollor, por fonde nuk kishte. Në këto kushte një ndër biznesmenët e kësaj zone, Ramë Geci, ka dhuruar fondin për rikonstruktimin e shkollës.

I prekur nga kushtet e vështira biznesmeni ka sponsorizuar rikonstruktimine shkollës dhe, bashkë me drejtorin e Drejtorisë Arsimore, Petrit Zenelaj, dhe Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Besnik Dushaj, u kanë uruar suksese nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Murat Paci”.

Drejtori i Zyrës Arsimore, Petrit Zenelaj, theksoi veç të tjerash masat e marra për fillimin e vitit shkollor dhe arritjet në arsim. Duke falënderuar biznesmenin Ramë Geci për investimin në shkollë, ai bëri thirrje që shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerë biznesmenë në Tropojë. “Investimi në arsim është investimi më i domosdoshëm për të ardhmen e një populli”, theksoi Zenelaj.

Prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë duke falënderuar përzemërsisht biznesmenin u shprehën shumë të kënaqur që kjo shkollë tashmë është në gjendje të mirë dhe fëmijët mund të mësojnë në kushte të përshtatshme.

2,895 Lexime
8 vjet më parë