Atmosfera festive ndihet në çdo skaj të kryeqytetit
Tirana është zbukuruar në prag të festave të fundvitit. Çdo rrugë ka marrë tjetër shkëlqim. “Fshati i Festave” është vendi ku takohen të gjithë për të festuar e për të uruar njëri-tjetrin gëzuar!
Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve dhe atmosfera festive ndjehet kudo në kryeqytetin shqiptar.
Një video e realizuar me dron tregon Tiranën ndryshe, atë pjesë magjike të kryeqytetit që mund ta shikojmë vetëm në kohë festash.
Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës. Festat e gjetën Tiranën të ndriçuar me 550 mijë poça dhe 500 yje, kambana dhe topa, atmosferë që e ka sjellë festën më herët në familjet shqiptare.
20 rrugë që ndjejnë atmosferën e festave, veçanërisht gjatë natës në kryeqytet, një pjesë e të cilave nuk kanë qenë të zbukuruara më parë.
E veçanta e këtyra festave është edhe “Fshati i festës” në sheshin “Nënë Tereza”.
Një pamje të veçantë dedikuar festave të fundvitit ka marrë edhe lulishtja përballë presidencës, ku janë vendosur punime shumëngjyrëshe të realizuara nga një artist italian.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali