DITA E LIBRIT

23 prilli, Dita Botërore e Librit

Më 15 nëntor 1995, UNESCO shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre.

Më 15 nëntor 1995, UNESCO shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. 400 vjet më parë, më 23 prill 1616, u ndanë nga jeta Shekspiri, Servantesi dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. Thuhet se ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën në zonën e Katalonjës, Spanjë, ku atij që blinte një libër, i dhurohej edhe një trëndafil.


Por pse shkruhet dhe pse lexohet? Letërsia, e cila mbetet një ndër format më të larta të komunikimit njerëzor, është një faktor ndikues në formimin e identitetit dhe luan një rol të madh në emancipimin e shoqërisë. Fuqia e saj mbetet e pamatshme përkundër ideologjive, pushtetit, që nuk kanë mundur ta kontrollojnë plotësisht. Sipas Franc Kafkës, duhet të lexojmë kryesisht ata libra që na “plagosin”, na brengosin thellësisht, sepse nëse një libër nuk të trullos, atëherë ç’kuptim ka? Ndaj një libër duhet të jetë “sëpata” që thyen akullin brenda nesh. Nga ana tjetër, novelisti britanik Clive Staples Leëis e ka cilësuar nevojën për të lexuar si një mënyrë për të bindur veten se nuk jemi vetëm.


Pavarësisht se letërsia nuk ka funksion praktik në jetën e njeriut, ajo vlerësohet si ndërgjegjja më e emancipuar e njerëzimit, ndaj të shkruarit me përgjegjësi të lartë artistike apo etike dhe intelektuale, mbetet një kërkesë e përhershme e shoqërisë. Në vorbullën e të shkruarit dhe të lexuarit dallohen lexuesi i specializuar dhe ai i kënaqësisë. Ky i dyti është më i popullarizuari. Është lexuesi që zgjedh të lexojë një vepër për të marrë kënaqësi estetike, për të marrë informacione dhe dije. E nëse do të flisnim për përfitimet e të lexuarit mund të rendisnim konkretisht disa: mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, është një faktor antistres, mund t’ju ndihmojë për t’u fokusuar më mirë, është faktor ndihmës i jetëgjatësisë.


Nëse do të flisnim për letërsinë shqipe, për shkak të kushteve historike të vështira, ajo ka lindur përgjithësisht me vonesë. Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit (“Historia e Skënderbeut”, 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara në latinisht. Libri i parë shqip është “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut. Në periudhat e mëvonshme, ajo pati zhvillim të ndryshëm përgjatë Rilindjes, pas Pavarësisë, gjatë e pas diktaturës. Me rënien e diktaturës u botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve të ndryshëm, si Petro Marko, Kasëm Trebeshina, Pjetër Arbnori e shumë të tjerë. Gjatë rrugës komplekse të letërsisë shqipe vlen të përmendet zhvillimi i saj brenda kufirit të shtetit shqiptar dhe jashtë tij.



(Portali Shkollor)

11,697 Lexime
5 vjet më parë