Fjalët e huaja

Dhjetë fjalët e huaja që duhet të shkruhen drejt

Kohët e fundit ka pasur shumë debate se si duhet të shkruhen në shqip fjalët e huaja. Cilat janë dhjetë fjalët e huaja që duhen shkruar drejt?

Forma jo të drejta: biblotekë, bicikletë (bicikëll), dipllomë (diplamë), disciplinë, ekskurzion, gjografi, univerzitet, xero, semestër dhe semimaturant.


Forma të drejta: bibliotekë, biçikletë, diplomë, disiplinë, ekskursion, gjeografi, universitet, zero, gjashtëmujor dhe gjysmëmaturant.


PASSHKRIM: Këto fjalë me prejardhje të huaj, sipas profesorit Qemal Murati, përdoren për shkak të ndikimit të së folmes lokale dhe të ndikimit të gjuhës sllavomaqedonase.


(Nga: MA. Mentor Hajrizi, Portali Shkollor)

9,878 Lexime
7 vjet më parë