Rendit-Gupo-Emërto
Rendit-Gupo-Emërto është një metodë më përfshirëse për diskutimin në klasë të ideve origjinale, dhe më e suksesshme për nxënësit që kanë një informacion fillestar rreth temës.
Rendit-Gupo-Emërto është një metodë më përfshirëse për diskutimin në klasë të ideve origjinale, dhe më e suksesshme për nxënësit që kanë një informacion fillestar rreth temës.
Vendosni për një fjalë/koncept të përshtatshëm dhe u jepni nxënësve 3 minuta kohë për të shkruar sa më shumë fjalë të munden që lidhen me të. Për shembull merrni fjalën libër dhe përpiquni të hedhin në letër sa më shumë fjalë në lidhje me të. I rendsini ato në tabelë. Pyetni për shpjegime të shpejta sesi secila fjalë apo shprehje lidhet me temën. Për shembull, një list mund të përfshijë emërtime të tilla si; letër, roman, laps, lexoj, histori, shkolla, klasa.
Kur të keni një listë të gjatë të fjalëve, i vendosni nxënësit të punojnë në grupe bashkëpunuese sipas karakteristikave të pëbashkëta.
Faza përfundimtare (brainstorming) të cilën mund ta emërtojmë edhe si kërkim të ideve origjinale përfshin kategorizimin. I lini nxënësit që të shqyrtojnë grupimet e tyre dhe të vendosin për një emërtim të përshtatsëm. Secili grup shkëmben kategorizimin e tij dhr shpjegon arsyen themelore për organizimin e listës.
1. Në këtë mënyrë, nxënësit përgatiten për studimin e materialit të ri dhe i paraprijnë përmbajtjes bazuar në atë që tashmë dinë. Nxënësit janë më të motivuar për të lexuar materialin, icily është i lidhur me diçka që ata dinë, me njohuritë e mëparshme.
2. Nxënësit me njohuri të gjera fillestare i ndajnë njohuritë etyre me të tjerët dhe kështu të gjithë nxënësit fillojnë të studiojnë duke pasur njohuri paraprake për lëndën.
3. Keqkuptimet sqarohen gjatë mësimdhënies.
4. Nxënësit rishikojnë pas mësimit. Lista mund të rishikohet dhe të shtohet informacion i ri ose të korrigjohet informacion i pasaktë.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024